Vuçiç dhe senatori amerikan nuk diskutuan për njohjen e Kosovës
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, është takuar me senatorin amerikan, John McCain me të cilin ka biseduar edhe siç për dialogun me Kosovën, por edhe për njohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka kërkuar senatori McCain nga Beogradi që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe t’i vë sanksione Rusisë, Vuçic ka thënë se me zyrtarin amerikan ka biseduar në mënyrë të sinqertë dhe të hapur por se asnjëra prej këtyre çështjeve “nuk është hapur”, shkruan “Tanjug”.

“Unë kam thënë se dua neutralitet ushtarak. Kemi bashkëpunim partneriteti me NATO-n, zhvillojmë ushtrime edhe me rusët edhe me amerikanët. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me Rusinë por strategjikisht jemi në rrugën evropiane. Kjo është politika jonë e vërtetë, dhe për këtë arsye Serbia është partner i besueshëm dhe për këtë arsye na respektojnë në Moskë, Uashington e Bruksel”, ka thënë Vuçic para gazetarëve në Beograd.

Ai ka shtuar se e ka njoftuar senatorin amerikan me sfidat që Beogradi i ka përpara në vazhdimin e procesit të dialogut me Kosovën.

“Senatori McCain ka shfaqur respekt të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë siç është edhe obligim yni që të tregojmë respekt ndaj superfuqive siç është SHBA”, ka treguar Vuçic. /Albeu.com/
Shtuar më 10/04/2017, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori