Vuçiç dëshiron t'i takojë shqiptarët që u rrahën brutalisht nga serbët
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiçi e ka dënuar sot rreptë sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad.

Ai, siç njofton kurir i Beogradit, për shkak të rrethanave në të cilat gjendet, ka për të fluturuar për në Kazakistan, nuk do të mund të shkoj që nga sot për t’i vizituar ata në spitalin e Novi- Sadit.

Vuçiç ka shtuar se me të dëgjuar për lajmin, ka kërkuar nga Policia që urgjentisht ta zgjidhë rastin, të gjenden sa më parë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar.

“Sulmuesit e shqiptarëve duhet të gjenden”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “më vjen keq që menjëherë pas këtij rasti më duhet të udhëtoj për në Kazakistan”, ka thënë ai duke shtuar se “shqiptarët e sulmuar ata janë shtetas të Serbisë”.
Shtuar më 08/10/2018, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori