E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Vuçiç: Dënimi i Ivanovicit është shpërblim për shqiptarët
Kryeministri i Serbisë, Alkesandar Vuçiç, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj Oliver Ivanovicit nuk ka përfunduar pasi “do të bëhen përpjekje ende”.

Vuçiç tha se vendimi për dënimin me nëntë vite burg ndaj Ivanovicit, ngjason në një proces politik më shumë se sa në drejtësi, transmeton KosovaPress.

Kryeministri serb premtoi se Qeveria e Serbisë do të bëj çdo gjë që të ndihmojë Ivanovicin dhe familjen e tij.

“Është e qartë se dikush u mundua të bëj koncesione më palën shqiptare, se ata duhet të marrin një lloj shpërblimi. Arsyeja për këtë shpërblim për mua mbetet e paqartë, pasi asnjë marrëveshje e 25 gushtit të vitit të kaluar nuk është përmbushur nga ata. Por, është një mësim se ne duhet të përpiqemi edhe më shumë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, pyetjeve se si do të ndikojë dënimi i Ivanovicit në dialogun Prishtinë-Beograd, Vuçiç nuk iu ka përgjigjur, duke thënë se dialogu do të zgjidh çdo situatë./Albeu.com/
Shtuar më 21/01/2016, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori