Beogradi llogarit në përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës nëse
Britania e Madhe, gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit të OKB nga gushti, ngre çështjen e mbylljes për opinion të seancave të KS për
Kosovën, ose ndërprerjen e tyre, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Propozime të tilla ka muaj që dëgjohen në seancat e rregullta në të cilat shqyrtohen raportet për
Kosovën, ndërsa më të zëshmit kanë qenë përfaqësuesit diplomatikë nga Londra, Uashingtoni e Parisi.
Dje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për mundësinë që
Britania, deri sa të kryesojë East Riverin, ndonëse disa vende kujtojnë se tashmë është kryer puna, “ne do të luftojmë deri sa të mundemi”.
“Presim edhe këso here përkrahje të hapët nga Rusia, por do të bisedojmë edhe me miqtë kinezë. RTusia edhe dy herët e shkuara ka ndihmuar...” ka thënë Vuçiç.
Ai ka shtuar se është shumë i kënaqur dhe falënderues ndaj sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guteresh për qëndrim të panashëm dhe të përgjigjeshim, i cili ka dënuar sjelljen e policisë së
Kosovës në rastin e arrestimit të Marko Gjuriçit.
Shtuar më 05/05/2018,
ora 15:20