Vuçiç bën si naiv, harron masakrat dhe thotë se Serbia nuk ka faj
Presidenti serb Aleksander Vuçiç është befasuar me deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott. “Përmbaju o burrë”, i ka thënë Vuçiçi diplomatit amerikan.

Scott ka fajësuar të dy palët për ndaljen e dialogut mes Kosovës e Serbisë. E Vuçiç e pyet ambasadorin se “çfarë faji ka Serbia”.

“Jam i befasuar me deklaratën e Scottit. Përmbaju o burrë. Po thonë se jemi bashkëfajtor. Më thuaj për çfarë jemi ne fajtorë”, ka pyetur Vuciç diplomatin amerikan gjatë një interviste në TV Happy të Serbisë.

Ai tutje ka thënë se Serbia nuk ka marrë masa kundër Prishtinës, pas vënies së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.

Gazetari e pyeti rreth opsionëve që janë dhënë në Serbi për vendosjen e bllokadave për Kosovën si kundërmasa.

Vuciç tha se “a mendojnë ata të mençur se çka ndodh me serbët në Kosovë. Apo mendojnë se ne mund ta kalojmë një ligj që thotë lejohet hyrja për serbët ndërsa jo për shqiptarët’, sikur në Gjermaninë e Hitlerit”.
Shtuar më 27/03/2019, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori