Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar sonte me ambasadorin e Kinës dhe me atë të Rusisë.
Vuçiç i ka njoftuar ata lidhur me vendimin e Qeverisë së
Kosovës për rritjen e
taksës doganore në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.
Këtë vendim,
presidenti serb e ka quajtur të papërgjegjshëm nga ana e Qeverisë së
Kosovës, dhe ka kërkuar nga ambasadorët t’i informojnë presidentët e tyre.
Nga po i njëjti takim u tha se ky vendim çon në destabilizimin e plotë të gjithë rajonit dhe mund të çojë edhe në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka kërkuar heqjen e menjëhershme të
taksës ndaj Serbisë.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 19:53