Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi në Novi Sad se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së
Kosovës, nëse edhe
Serbia nuk fiton diçka prej kësaj. I pyetur nga gazetarët vendas sesi do t`i përgjigjet Beogradi atij që e quajtën ultimatum i
Prishtinës, ai iu përgjigj;
“Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk del gjë prej kësaj. Ata le të bëjnë punën e vet, ne do të bëjmë tonën, dhe pastaj, të shohim se kush del më i suksesshëm“, tha presidenti serb, duke shtuar se për çdo rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti.
Ai konfirmoi se Washingtoni është serioz në qëllimet që taksa e
Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë. Por ndërkohë, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, e ka bërë të qartë se Kosova duhet të heqë taksat ndaj mallrave serbe, ndërsa nga ana tjetër
Serbia duhet ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së
Kosovës.
Kjo e fundit nuk po ndodh, siç u pa nga deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç që pak ditë më parë trumpetoi me të madhe tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone.
Shtuar më 05/03/2020,
ora 12:21