Financimi rus për PD, reagon Rama: Kur ne e kemi ngritur si çështje, na kanë përqeshur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me financimin rus për PD-në në zgjedhjet e 2017. Rama është shprehur se kjo është një çështje e vjetër, të cilën kur PS e ka ngritur, është përqeshur.

“PS- financime ruse. Nga? Apo sërish një rast për të ndryshuar temë. Dua t’ju kujtoj të gjithëve ju se po e trajtoni me të drejtët këtë temë pasi ka ardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA. Nuk është teme e re dhe e panjohur për ne. Kur ne e kemi ngritur, shumë prej jush, përfshirë dhe ata që hidhen përpjete, na kanë përqeshur dhe askush prej një mase të madhe qoftë të medias dhe politikë, përveç PS, nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një përqeshje e madhe dhe kujtoj që ka qenë një front i madh i bashkuar politika dhe mediatik për ta mohuar me të qeshur. Ju u jemi sot dhe këtë pyetje nuk keni pse ma drejtoni mua, por drejtësisë, sepse në fund të fundit, politika ka bërë zgjedhjet e veta dhe politika po ashtu, që nuk janë në interes të publikut. Drejtësia e ka marrë këtë çështje dhe s’ka dhënë përgjigje. Shoh shumë që shumë janë të skandalizuar dhe tronditur”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 17.09.2022 11:24