Vrua gruan dhe vajzën, Pjetër Nrecajt i shtohen edhe 1 vit e 8 muaj burg
Pjetër Nrecaj është dënuar me 1 vjet e 8 muaj burg për akuzën për lëndim trupor ndaj bashkëshortes së tij tashmë të ndjerë, Valbonës.

Rasti është gjykuar ndaras me atë të vrasjes së Valbonës dhe vajzës së tij të ndodhur në gusht të vitit të kaluar, në të cilin Nrecaj ishte dënuar me 24 vjet burg.

Shpallja e gjykimit për lëndim trupor u bë sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në sallë e zbrazët të gjykatës, pa praninë e asnjërës prej palëve.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri gjyqtarja Diana Sina, e cila tha se në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Përfaqësuesja e aktakuzës, prokurorja Mone Syla pretendon se në maj të vitit 2018, Nrecaj e kishte kapur për flokësh tani të ndjerën Valbona, duke e goditur në fytyrë.

Në gjykimin e djeshëm, vetëm dy muaj e gjysmë pasi ishte dënuar për vrasjen e gruas dhe vajzës, Nrecaj kishte ardhur sërish në gjykatore për t’u përballur me akuzën e rrahjes së ish-gruas.

Dje para gjykatës ai deklarua i fajshëm për akuzën e lëndimit të lehtë trupor, duke shprehur pendesë.

“Unë e pranoj që e kam goditur Valbonën, i pata kërkuar falje dhe të nesërmen kam dashur ta dërgoj te mjeku, por ajo ka refuzuar”, kishte thënë Pjetër Nrecaj.

Mbrëmjen e 7 Gushtit, Pjetër Nrecaj kishte qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

Me 2 Nëntor të 2018, Nrecaj kishte dalë nga e njëjta sallë e gjykatës me 24 vjet burg mbi kurriz, ndonëse ishte deklaruar i fajshëm para gjyqtarit Gëzim Pozhegu.

I njëjti kishte shprehur keqardhje, duke e mohuar se kishte pasur për qëllim kryerjen e vrasjes.

Për vrasjen e dyfishtë të Valbona Nrecaj dhe vajzës së saj kishte pasur protesta thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.
Shtuar më 23/01/2019, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori