Vritet terroristi nga Kosova ne Siri
Albeu.com
Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, raportohet të jetë vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit "Shteti Islamik" në Siri.

Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes, e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS-it, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar: “Vëllai im ka rënë shehid” dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Ne lidhje me kete ngjarje Policia e Kosovës u shpreh se posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Referuar situatës në Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij” . /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2017, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori