Tentoi të vidhte kabllot e energjisë elektrike, në pranga 28-vjeçari në Elbasan

Një 28-vjeçar i identifikuar me iniciale B.S është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka dëmtuar kabllot e furnizimit me energji elektrike të një rruge në qytet me qëllim vjedhjen e tyre.

Mësohet se i riu është përsëritës i kësaj vepre, ndërsa ka tentuar që kabllot t’i shkëpusë me mjetet prerëse që iu sekuestruan konkretisht një sëpatë, 2 thika dhe një kaçavidë. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 28 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë kabllot e ndriçimit elektrik të një rruge në lagjen “Skënderbej”, pasi i ka prerë ato, me mjete prerëse. Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 28-vjeçarit, një sëpatë, 2 thika dhe një kaçavidë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.