Vritet një i mitur në Jabllanicë
Një 15-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e vona në Jabllanicë të Gjakovës.

A.R. (15), është qëlluar për vdekje nga shoku i tij, teksa po luanin me armë zjarri.

Baki Kelani, zëdhenës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Indeksonline, se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

"Në bazë të informacioneve dyshohet se ka qenë vrasje nga pakujdesia dhe nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor", ka deklaruar Kelani për Indeksonline.

Policia ka nisur hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2013, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori