Vrimë dhe njolla gjaku gjenden në makinën e personit të zhdukur në Kosovë
olicia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për zhdukjen e një personi në Zubin Potok.

Personi i cili u raportua si i zhdukur, mund të ketë pësuar keq.

Policia ka njoftuar se, lidhur me rastin me datën 05.03.2019-njësitë patrulluese në fshatin Matica Zveçan kanë gjet veturën e braktisur të viktimës mashkull K-Serb i cili është raportuar si i zhdukur dhe sipas Forenzikës dritarja e parme ka një vrimë e cila dyshohet se është nga arma e zjarrit si dhe në ulëse vërehen njolla gjaku.

Rasti është duke u hetuar nga policia për “person i zhdukur”.


Shtuar më 06/03/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori