Vrau vajzën dhe bashkëshorten, hiqet dënimi me burg të përjetshëm për Pjetër Ndecajn
Gjykata në Gjakovë ka ndryshuar masën e dënimit për Pjetër Ndrecajt, të dënuar për vrasjen e vajzës dhe bashkëshortes në fshatin Brekocë të vitit 2018.

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për 24 vjet e gjysmë. Ky është vendimi i dytë i marrë për të dënuarin në fjalë pasi dënimi i marrë para ca kohësh për dënim të përjetshëm u kthye për rishyrtim nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë i akuzuari Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar u dënua me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë iu shtua edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.

Nga Gjykata e Apelit, Ndrecajt iu dha dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme vendosi që këtë rast ta kthejë sërish për rishqyrtim.
Shtuar më 14/09/2020, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori