Gjykata themelore e Gjilanit ka dënuar me burgim të
përjetshëm, burrin i cili në korrik të këtij viti masakroi me shufër metalike
gruan e tij.
Në fshatin Berivojcë,
Nuhi Mavroqani kishte privuar nga jeta
gruan e tij tashmë të ndjerën me inicialet S.M.
Nuhi Mavroqani ishte arrestuar më pas, ndërsa procesi hetimor kishte nxjerrë në dritë mënyrën se si ishte kryer ky krim.
Detajet i kishte përshkruar në aktakuzë, Prokuroria Themelore e Gjilanit. Sipas aktit akuzues, deri te vrasja kishte ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes qiftit.
Ndërkohë, që
Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të parpërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.
Me këto veprime gruas i janë shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka ka qenë fatale për viktimën. E për këto veprime, i akuzuari
Nuhi Mavroqani mori një ndëshkim të rëndë nga
gjykata.
Ai u dënua me burgim të
përjetshëm, pasi që trupi gjykues e gjeti fajtor Mavroqanin për veprën penale që i vihet në barrë.
Këta gjyqtarë kanë konstatuar se ndaj
Nuhi Mavroqanit, nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese në këtë rast.
Mavroqani në seancën fillestare të datës 01 tetor e kishte pranuar fajësinë pjesërisht, por që
Gjykata e kishte refuzuar këtë pranim. Ndërkohë, qifti
Mavroqani ka tre fëmijë ku më i madhi është 4 vjec.
Ata janë marr në përkujdesje nga gjyshërit e tyre, ndërsa në ndihmë ju ka dal edhe Qeveria e Kosovës, që kohë më parë ka ndarë 20 mijë euro për ta.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 23:22