Vrau barbarisht djalin e tij, dënohet babai
Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar sot me 25 vjet burg Gani Bërnjashi, për vrasjen e djalit të tij 14 vjeçar.

Rasti ka nodhur në maj të vitit të kaluar, në Karaçeva e Ulët. Bërnjashi e kishte rrahur me mjette të forta djalin e tij të vetëm dhe pas kësaj ai nuk e kishte dërguar për ndihmë mjeksore.

I dyshuari e kishte pranuar fajësinë “Veprën e kam kry por nuk jam mirë me krye, kam gabu shumë”.

Ai në deklaratën e tij para gjykatësve kishte rrëfyer në deatje se si e kishte mbytur djalin e tij, për shkak të një shume prej 1500 euro.
Shtuar më 30/01/2019, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori