Vrasjet politike në Kosovë: Të pandëshkuara, por jo të harruara
Autoritetet e Prishtinës dhe misionet ndërkombëtare nuk kanë arritur të burgosin autorët e një sërë vrasjesh politike dhe sulmesh me armë pas përfundimit të luftësKosovës">Kosovës, por të mbijetuarit shpresojnë se Gjykata e re Speciale në Hagë mund ta bëjë këtë.

Së pari dëgjohet zhurma e ngadaltë e rrotave të një karroce invalidësh, pastaj vjen zëri i tij.

Fetah Rudi i mbijetoi një tentim vrasjeje që e la përjetësisht të paralizuar dhe ka kaluar më shumë se 17 vjet duke vuajtur pasojat.

Në qershor të vitit 1999, Rudi ishte një nga shqiptarët e Kosovës">Kosovës që u arrestua dhe u torturua në një burg të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës">Kosovës.

Disa muaj më vonë, në dhjetor të vitit 2000, Rudi – një anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës">Kosovës (LDK), që në atë kohë udhëhiqej nga ish presidenti, Ibrahim Rugova – u bë shënjestër në një valë dhune që vazhdoi pas luftës në Kosovë.

Rudi, 54 vjeçar, rrëfen se për të gjithçka kishte nisur në fillim të qershorit 1999 kur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte lëshuar një urdhërarrest. “Me duar të lidhura më kanë rrahur për dy ditë me radhë në një tualet së bashku me dy persona të tjerë”, tregon ai për BIRN në shtëpinë e tij në fshatin Rud të Malishevës.

Ndalimi i tij ishte për refuzim të ndihmës për UÇK-në, por ai këmbëngul se faji i tij i vetëm ishte se i përkiste partisë së Ibrahim Rugovës.

“Pasi më dënuan me tre muaj burg, më dërguan në një garazh në fshatin Kasterc. Atje më mbajtën të burgosur për 16 ditë dhe kjo përfundoi vetëm pasi NATO hyri në Kosovë në qershor 1999”, tha ai.

Ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës dhe detyroi forcat serbe të tërhiqeshin nga Kosova duke çuar në demilitarizimin e UÇK-së. Por dhuna politike vazhdoi në një rivalitet të hapur mes LDK-së së Rugovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës">Kosovës (PDK) e krijuar nga figura kryesore të UÇK-së.

Gjatë kohës së luftës kishte pasur tashmë tensione sepse krahu ushtarak i LDK-së, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës">Kosovës (FARK), kishte luftuar gjithashtu kundër sundimit të Beogradit, por ndaras prej UÇK-së.

Më 15 dhjetor 2000, ditën kur u qëllua, Rudi po kthehej nga një takim i krerëve të degëve të LDK-së.

Zgjedhjet e para lokale të pasluftës në Kosovë sapo ishin mbajtur dhe tensionet politike ishin të larta edhe në komunën e Malishevës, ku rezultati mes dy rivalëve LDK e PDK ishte shumë i ngushtë, derisa këshilltarët atë ditë përgatiteshin të votonin për të zgjedhur kreun e ekzekutivit të komunës.

Në momentin kur u sulmua Rudi po shkonte nga takimi në Prishtinë për të votuar për kreun ekzekutivit.

“Së pari ishte një breshri automatiku që ndali veturën. Pastaj pashë tre persona me një veturë “Astra” të kuqe që qëlluan në drejtim timin. I kam parë edhe fytyrat. Dy nga ata e kam kuptuar më vonë se kush janë”, kujton ai momentin e sulmit.

Por më shumë se 17 vjet pas, askush nuk është dënuar ende për sulmin ndaj tij – duke shfaqur kështu një dështim të gjykatave në Kosovë, për të trajtuar në mënyrë efikase vrasjet dhe sulmet e motivuara politikisht të periudhës së pasluftës.
“Nuk ka dilema prej kujt erdhi kjo (tentimvrasja). Ishte një vazhdim i dënimit që mu bë gjatë luftës”, tha Rudi.


Shtuar më 06/03/2018, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori