Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka kërkuar takim
urgjent me përfaqësues të EULEX-it dhe të KFOR-it.
Ai e ka kërkuar këtë takim, fill pas incidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Kurshumlisë në
Serbi, ku një
polic serb humbi jetën dhe një
shqiptar u vra e një tjetër po
shqiptar u plagos.
"Unë pres që të mbahet një takim
urgjent në beograd lidhur me këtë çështje", ka thënë Stefanoviç.
Mediat serbe kanë raportuar për rastin se "prerës pyjesh ilegalë kanë shtënë kundër xhandarmërisë serbe dhe me këtë rast është vrarë një
polic, Stevan Sinxheliç".
Ndërkaq, Koha.net ka informuar se nga sulmi ka vdekur edhe një
shqiptar dhe është plagosur një tjetër.
I plagosuri po mjekohet në Nish të Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014,
ora 10:33