Vrasje në tentativë në Lipjan
Policia e Kosovës bën të ditur në raportin ditor se një vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit. Policia thotë se nga kjo ngjarje është plagosur me armë zjarri një person, shkruan albeu.com.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në rrethana të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa në një veturë është gjetur një pistoletë me dy fishekë dhe një gëzhojë, të cilat janë konfiskuar si dëshmi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje." thuhet në raport./albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori