Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se një ngjarje e rëndë ka ndohur në Fushë-Kosovë. Sipas policisë një i dyshuar ka shtënë me armë ndaj dy personave, shkruan albeu.com.


"Fshati Halilaq, Fushë Kosovë, më 06.09.2017-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një linje të transportit të udhëtarëve, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje." thuhet në raportin e policisë./albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori