“Kavie banorët, kavie publiku”, Sonila Meço “shpërthen” ndaj BBV: Presin drejtësi nga një TV privat, me skenar dhe fitime marramendëse

Gazetarja e njohur Sonila Meço e cila një vit më parë provoi edhe kolltukun e opinionistes në “Big Brother VIP” ka bërë një shkrim për fenomeni BBV është përhapur gjerësisht në jetët e shqiptarëve.

Sonaila quan kavje banorët brenda shtëpisë, por edhe teleshikuesit e këtij formati. Sipas saj, loje e Big Brother është er gjitha një skenar, ku televizioni ka përfitime marramendëse falë ekspermentimit me banorët dhe publikun.

Analiza e Sonila Meços:

Kavie, kavie, kavie…

Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht.

Ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës.

Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dhunën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.

Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre.

Kavie brenda e kavie jashtë… Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)


Shtuar 1.03.2023 13:21