Vrasja në Mitrovicë / Arrestohen 2 persona, përdorën shufër metali dhe shkop druri
Një ngjarje e rëndë tronditi Mitrovicën mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 9:45 minuta, ku një i ri u vra me kallashnikov pranë një gjimnazi.

Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj rreth vrasjes ku vdiq në vend 22 vjeçari Valon S.

Sipas policisë, "një person ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, të ndodhur në rrugën e UÇK¬së, në Mitrovicë.

Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes kuptojnë se pa shenja jete kishte mbetur viktima V. S. 22 vjeç.

Nga procedimi i vendit të ngjarjes nga ana e hetuesve policorë dhe krim teknikët, si prova materiale janë gjetur dy gëzhoja, një shufër metali, një shkop druri", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit, mësohet se policia i ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e V.S., shtetasin B. 17 vjeç dhe H. V. 17 vjeç, si dhe është konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në kryerje të veprës penale.

Veprimet hetimore janë duke vazhduar për të ndriçuar rrethanat e plota të veprës penale. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion mjekoligjor. /albeu.com/

Shtuar më 07/12/2016, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori