Vrasja e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa jeton i lirë
Pëlqej
Enver Sekiraqa jeton në juglindje të Irlandës shkruan në numrin e sotëm e përditshmja Irish Times, por nuk është ekstraduar sepse nuk ka marrëveshje ekstradimi mes të Republikës së Irlandës dhe Kosovës. Gjithashtu mekanizmi i fletarrestit evropian nuk e mbulon Kosovën.

Megjithatë, një kërkesë nga autoritetet në Kosovë për të ndihmuar në kthimin e tij për gjykim nuk është pranuar nga autoritetet irlandeze. Zyrtarë të lartë nga Departamentit për Punë të Jashtme dhe Departamentit të Drejtësisë kanë qenë në bisedime me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në një përpjekje për të sajuar një mekanizëm ligjor për të kthyer atë në Kosovë për gjykim.

Sekiraqa ndodhet në listën e personave të kërkuar të Interpolit. Ai dyshohet se është përfshirë në krimin e organizuar për shumë vite. E përditshmja Times-i thotë se autoritetet irlandeze janë të vetëdijshëm për praninë e Sekiraqës në Republikën e Irlandës dhe janë të vetëdijshëm se ai është i kërkuar në Kosovë.
Sekiraqa kërkohet në Kosovë edhe për vrasjen e policit Triumf Riza.
Shtuar më 26/11/2010, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori