Vrasja e Rizajt dhe Ndrecajt, Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës në Shkup
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa. Takimi po zhvillohet në ambasadën e Kosovës, ndërsa nuk jepen ende informacione rreth asaj që po bisedojnë palët.

Takimi një ditë pasi Alsat-M publikoi një dokument sekret, që shton dyshimet se Mirsad Ndrecja dhe Beg Rizaj janë vrarë nga policia maqedonase pas dorëzimit, shkruan Lajm.

Sipas dokumentit, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë mbytur pas dorëzimit te forcat maqedonase. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2015, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori