A rrezikon arrestimi i Fredi Belerit të tensionojë situatën në zgjedhje? Përgjigjet Rebani Jaupi

Policia ka arrestuar kandidatin koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri pak pas mesante. Arrestimi i tij u bë me urdhër të SPAK, bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral, nën akuzën për blerje votash.

Ditën e sotme, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi konfirmoi në një dalje për mediat, ku njoftoi masat e marra për 14 majin, arrestimin e Belerit.

Ai u pyet nëse arrestimi i Belerit do të tensionojë situatën, dhe në përgjigje tha masat e marra u janë dërguar drejtorive vendore për sigurinë e rendit.

“Është shoqëruar në drejtorinë e Vlorës, ka patur një procedim të prokurorisë për këtë do të ketë informacion sapo të jetë përfunduar veprimet proceduriale.

Shpreha masat që policia ka marrë, iu kemi dërguar drejtorive vendore planin e të papriturave. Cdo drejtori ka përgatitur planet e veta sipas situatave që do të ketë.” tha Jaupi.