Ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e politikanit
serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
E për këtë shteti
serb po e akuzon Kosovën, që sipas tyre nuk po dëshiron të zbardhë këtë vrasje.
Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoivq ka thënë se
nëse Kosova do ta pranonte
hetimin e
përbashkët hetimet do të ishin më efektive, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka vullnet të autoriteteve të Prishtinës për ta hetuar këtë çështje. Në fillima ta nuk pranuan
hetimin e
përbashkët, dhe unë mendoj se do të ishte shumë më efektiv”, tha Kuburoviq për Kurir.
Tutje ajo ka folur edhe për faktin që kamerat në vendin e ngjarjes nuk kishin funksionuar deri në 10 minuta pas vrasjes së Ivanoviqit.
“Nuk do t’i vlerësoja këto komente. Prokruroia nuk duhet të zbulojë informacione, por të mbledhë dhe pastaj të përcaktojë
nëse ka bazë për aktakuzë”, theksoi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018,
ora 13:31