Është vrarë Oliver Ivanoviq, një nga liderët politikë të serbëve të
Kosovës, së fundi i gjykuar si i dyshuar për krime kundër civilëve shqiptarë, por gjerësisht i njohur viteve të fundit si një nga kundërshtarët e Qeverisë së Serbisë të udhëhequr nga Aleksandër Vuçic.
Ivanoviqi, që konsiderohet të ketë qenë ndër
politikanët lokalë më të përkrahur nga serbët e
Kosovës që nga fundi i luftës, është qëlluar për vdekje nga sulmues të panjohur, në prag të selisë së partisë së tij, Iniciativës Qytetare SDP, në Mitrovicën veriore.
Vrasja e
Ivanoviqit ka thelluar krizën e raporteve Kosovë-Serbi. Delegacioni serb në bisedimet në Bruksel ka ndërprerë dialogun, që do të duhej të riniste ditën e martë pas gati një vit bllokimi. Në anën tjetër,
politikanët kosovarë kanë premtuar zbardhje të vrasjes së
Ivanoviqit dhe kanë kërkuar nga Serbia që këtë rast të mos e politizojë.
Shtuar më 17/01/2018,
ora 07:46