Vrasja e Ivanoviç, Rama tregon bisedën me Vuçiç
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur disa pika të takimit me homologun e tij Aleksis Tsipras në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste.

Për takimin me Vuçiç, Rama deklaroi:

Vrasja e përfaqësuesit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në përmbajtjen mes Kosovës dhe Serbisë që ne e mbështesim fuqimisht, dhe nga ana tjetër në funksion të Procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt.

Ne jemi besimplotë që tani po hyjmë në në një fazë të re, ku siç u konstatua edhe në Forumin e Davosit ka rritje shumë të ndjeshme të kompanive të huaja për të investuar në rajon dhe posaçërisht në Shqipëri. Pasqyra e përgjithshme është pasqyrë optimiste për të ardhmen e afërt. /albeu.com/


Shtuar më 29/01/2018, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori