Vrasja e Hamdi Sopës, arrestohet bashkëshortja dhe e bija
Bashkëshortja dhe vajza janë arrestuar sot nga policia si të dyshuar në lidhje me vrasjen Hamdi Sopës. Lajmi bëhet i ditur edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili në një prononcim për Express u shpreh se personat e dyshuar per vrasjen e Hamdi Sopës janë shoqëruar për në Polici.

"Ashtu siç ka urdhëruar Prokurori janë shoqëruar për në Polici personat e dyshuar për vrasjen e Hamdi Sopës", tha Borovci. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2013, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori