Vrasja e drejtorit të arsimit, 30 ditë paraburgim për Sahitin
Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Sahitit, i dyshuar për vrasjen e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Salihu.

Ky vendim është marrë të martën pas propozimit të prokurorit Blerim Jusufaj për caktimin e një mase të tillë.

Në anën tjetër, Adem Ademi avokati i Gani Sahitit, ka thënë se klienti i tij akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë të cilën sipas tij e ka mohuar gjatë seancës për caktim të paraburgimit.

Të hënën, Gani Sahiti ka vrarë drejtorin Remzi Saliu duke e qëlluar me pesë plumba në vendin e tij të punës. I dyshuari pas aktit është vetëdorëzuar në polici.
Shtuar më 04/10/2011, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori