Vrasja e Almirit / Hetimet përfundojnë brenda javës, familja pret aktakuzën
Hetimet për vrasjen e 4-vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, pritet të përfundojnë brenda kësaj jave.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç, ka sqaruar se prokurori i çështjes ka përfunduar me dëshmitë e familjarëve të vogëlushit të ndjerë dhe të akuzuarit kryesor Boban Iliç.

"Kërkojmë që sa më shpejt të përfundojë faza hetimore që të fillojë procesi gjyqësor dhe sa më shpejt fajtori të marrë dënimin e merituar.

Pas përfundimit të hetimeve, unë dhe familja do të kërkojmë që akt akuza të ngrihet sa më shpjet", ka thënë avokati i familjes, duke shtuar se do të kërkojë para trupit gjykues dënimin maksimal të të akuzuarit kryesor Boban Iliç për vrasjen e Almir Aliut.

Almiri u shtyp për vdekje pas një zënke banale mes babait të Almirit dhe të dyshuarit kryesor për vrasjen, raporton "Alsat-M". /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2016, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori