Reperi i
njohur, Stresi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Kosovë, ku
Albert Krasniqi u vra me armë gjahu nga i ati i tij, Skënder
Krasniqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se shumë i prekur nga gjithçka çfarë ka ndodhur.
“Kush te ka njoft tka dasht, me deshte Dhe te deshta
Albert! Kjo bote është e flliqt shihemi ne boten tjetër. Zoti Është i Madh”, ka shkruar
reperi në Instagram, duke kujtuar Krasniqin.
Kujtojmë që
Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi me armë në mes të Prishtinës, reperin e
njohur Noizy.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 10:23