Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren, qytetarët në protestë: Drejtësi për Lirimin
Ditën e djeshme 15 vjeçari Lirim Buduri humbi jetën pas një sherri me 4 moshatarë të tij të cilët e qëlluan me thikë.

Sot banorët e lagjes “Bajram Curri”, kanë dalë në protestë duke kërkuar nga organet kompetente të ofrojnë siguri për banorët e nxënësit.

Ata kanë kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten, duke theksuar se protesta të ngjashme në rast të mos marrjes së ndonjë veprimi konkret nga institucionet, do të vazhdojnë edhe mëtej.

Ndërkohë në duar mbajnë parulla “Drejtësi për Lirimin”, “Dua të jetoj ende”, “Stop vëlla-vrasjeve”.
Shtuar më 19/01/2021, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori