Vrasësit e trefishtë në Gjilan vihen përpara drejtësisë
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Gjilanit ka ngritur aktakuzë për vrasje për tre persona, për Ruzhdi Maliqin, Besnik Borovcin dhe Fehmi Maliqin.

Të tre akuzohen se kanë vrarë Fitimm dhe Asllan Lipovicën më 14 nëntor 2013-të.

Në akuzë thuhet se të pandehurit, me pistoleta e me armë të ftohta, si sëpata e thika, në bashkëpunim me Bekim Shodrën nga Kamenica, kanë goditur me thika në krahasor dhe në sy të djathtë Fitim Lipovicën.

Po njëjtë ata kanë vepruar edhe me Asllan Lipovicën, që e kanë goditurkrahasor, në sy të majtë dhe në ballë.

Gjykimi ndaj të pandehurve do të nisë së shpejti, përderisa prokuroria po merr në pyetje dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2014, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori