Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti
Gani Sahiti (majtas) Remzi Salihu (djathtas)
(UPDATE)Mësohet se vrasësi është arsimtari Gani Sahiti, i cili ka qenë kandidat për Drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc të komunës së Prishtinës. Mos zgjedhja e tij në këtë post, thuhet se e kanë detyruar deri tek akti.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës e ka dënuar rastin e vrasjes së Drejtorit të Arsimit të komunës.

Zëdhënësi Muhamet Gashi ka thënë se në shenjë proteste, është ndërprerë procesi mësimor për dy ditë në të gjitha shkollat e kryeqytetit.


10:30 - Vritet drejtori i arsimit në Prishtinë

Vritet Drejtori i Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihu. Pak para orës 10 të ditës së hënë Remzi Salihu është vrarë brenda në ndërtesën e re të komunës së Prishtinës, përkatësisht në zyrën e tij.

Sipas burimeve të mësohet se ai është vrarë nga një mësues i Biologjisë që ka pretenduar të jetë Drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc.

Vrasësi është po nga fshati Dabishevc, ndërkaq sipas njoftimeve, thuhet se ai, me të hyrë në ndërtesën e Komunës së Prishtinës, ka kërkuar takim me tashmë të ndjerin, Salihu, mirëpo asistentja e tij nuk e ka pranuar kërkesën e tij.

Megjithatë, ai ka hyrë me dhunë në zyrën e tij dhe e ka qëlluar të nderin Salihu me 5 plumba. Pas këtij akti vrasësi ka lajmëruar policinë dh është vetë-dorëzuar.
Policia ka filluar menjëherë hetimet. /albeu.com/


Shtuar më 03/10/2011, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori