Voton kandidati i AKR-së për Prishtinën
Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka votuar në shkollën “Shkëndija” në Hajvali

Kosovarët sot kanë filluar votimin për kryetar dhe kuvende komunale, në 38 komuna të Kosovës.

zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës.

Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orën 19:00 do të jenë të hapura qendrat e votimit për qytetarët me të drejtë vote

Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.
Shtuar më 22/10/2017, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori