Messi kërcënon me largim nga PSG nëse klubi firmos me CR7, Leo dëshiron të vazhdojë të konkurrojë me portugezin

El Nacional ka raportuar se Lionel Messi synon të largohet nga Paris Saint-Germain nëse klubi nënshkruan kontratë me Cristiano Ronaldon.

Pas njoftimit tronditës të portugezit se do të largohej nga Manchester United, shumë klube në Evropë u interesuan seriozisht për lojtarin 37-vjeçar. Një prej tyre ishte PSG.

Dy superyjet luftuan për shumë vite atë që është ndoshta rivaliteti individual më i paharrueshëm në historinë e futbollit. Raportohet se Leo dëshiron ta vazhdojë atë, ndaj ka kërcënuar drejtuesit me largim.


Shtuar 9.07.2022 16:37