Voton Albin Kurtit: Bashkëshortja pa të drejtë vote, e përcjell bashkë me vajzën deri te dera
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti iu është drejtuar kutive të votimit i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nga vajza e tij. Bashkëshortja e Kurtit Rita Knudsen Augestad nuk ka pasur të drejtë vote, dhe e ka pritur kandidatin për kryeministër te dera.

Kurti ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë, pasi sipas tij kjo është dita kur të gjithë ndihen dhe janë të barabartë, pavarësisht prejardhjes apo shkollimit.

I pyetur nga gazetarja e Fax Neës Edona Haklaj mbi mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve, Kurti tha se kjo do të diskutohet vetëm pasi të ketë mbaruar i gjithë procesi i numërimit.

“Sot është një ditë fort e veçantë. Të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli si burim i sovranitet”, ka thënë Kurti.

“Sot s’ka rendësi a je i pasur a i varfër, a vjen nga fshati a qyteti. A ke mbaruar shkollim te lartë a jo. Të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans historik për nga karakteri. Le të votojmë e le të festojmë”, u shpreh më tej lideri i Vetëvendosjes.


Shtuar më 06/10/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori