Interi në “ethe”, Lautaro Martinez nën vëzhgim nga gjigandi europian

Fati i Lautaros Martinez mund të jetë i lidhur ngushtë me atë të bashkëkombasit të tij, Paulo Dybala.

Martinez është në planet e Diego Simeones që e ka pasur gjithmonë në plan të parë sulmuein “zikaltër”.

Për teknikun e Atletico Madridit, 24-vjeçari shihet si partneri perfekt për Joao Felix, ndaj klubi nga Madridi do të insistojë edhe pse Interi kërkon së paku 70 milionë euro për të.

“El Cholo” i ka kërkuar klubit të tij të sakrifikojë, por fillimisht do të shihet e arshmja e Dybala, i cili nëse zbarkon në Milano, do t’i hapte rrugë largimit të “Demit”.