Votime masive në Preshevë e Bujanoc
Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës, po marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” po merr pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare.

Për zgjedhjet presidenciale në Luginë raportohet se disa nga shqiptarët, do ta përkrahin Myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorliqin, për president të Serbisë, raporton agjencia e lajmeve INA. Në komunën e Bujanocit janë paraqitur disa probleme me listat e votuesve. Qytetarët shprehin mllefin e tyre duke thënë se kjo është bërë me qëllim të uljes së numrit të votuesve shqiptarë. Ata kanë thënë se në listat e votueseve ka raste ku nuk gjendet fare emri, pavarësisht asaj që i kanë pranuar ftesat për të votuar. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2012, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori