Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Votim me postë për diasporën e Kosovës
Pëlqej
Projekti Diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka dhënë detajet për votimin e diasporës nëpërmjet postës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se aplikacionin për votim përmes Postës, mund të merren nga burimet e mëposhtme: faqja e internetit www.kqz-ks.org, linja ndihmëse e programit për të votuar nga jashtë Kosovës në telefonat +381 (038) 38 552 452; +381 (038) 38 552 453 si dhe kontaktet në ambasadat e Republikës së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës për të plotësuar kushtet e votimit nga jashtë duhet që të kenë moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 12 dhjetorë 2010">2010, të jenë të regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës/UNMIK-ut dhe të posedojnë dokumentin e Identifikimit (DI) të Kosovës ose të UNMIK-ut, etj.

Aplikacionet për Votim Përmes Postës duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ para datës 16 nëntor 2010">2010. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori