Vota e Adem Hoxhës, shpresë për demarkacionin
Pëlqej
Të martën deputeti nga pakica gorane Adem Hoxha, do jetë njeriu më i kërkuar i ditës.

Vota e tij pro për Marrëveshjen e Kufirit Kosovë – Mali i Zi, do të bëjë 80-shin e kërkuar që ujdia të ratifikohet në seancë të jashtëzakonshme.

Vetë, Hoxha nuk ka preferuar të flasë, e përfaqësues tjerë të goranëve i kanë thënë Klan Kosovës, se janë në favor që i zgjedhuri nga pakica e tyre të votojë pro Demarkacionit, kjo si kusht kryesor për liberalizimin e vizave.

Në goranin, mbajnë shpresë shumë dhe deputetët nga shumica shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori