“Përbindëshi” Broja lë pas CR7, statistika mbreslënëse në Premier League

Armando Broja padiskutim po jeton një nga eksperiencat e tij më të mira futbollistike në Premier League me fanellën e Southampton.

Ylli shqiptar me paraqitjet e tij ka “mahnitur” të gjithë, ndërsa tashmë edhe statistikat e thonë diçka të tillë.

Deri tani 20-vjeçari ka arritur të shënojë 6 gola në 21 takime të luajtura, ku 13 prej tyre të nisura si titullarë, ndërsa për 90 minuta në fushën e lojës ka qëndruar në vetëm 3 takime.

Broja është kthyer në “makthin” e mbrojtjeve kundërshtare, teksa në shpesh takimi i ka bërë mbrojtësit të “dorëzohen” përballë shpejtësisë dhe klasit të xhevahirit të kombëtares shqiptare.

Ndërsa për të treguar diçka të tillë Premier Liga ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare një arritje të lojtarit shqiptar. E djathta e Armando Brojës ka shkaktuar dëme më shumë se e kujtdo tjetër në këtë kampionat.

Të gjashtë golat e tij janë shënuar pikërisht me këmbën e djathë, prandaj 20-vjeçari mban numrin më të lartë të golave të shënuar për 90 minuta. Ndërkohë menjëherë pas tij vjen edhe 5 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Gjithashtu Broja regjistron shpejtësinë e dytë më të lartë në skuadrën e Southamptonit, që kap shifrën e 35.33 km/h./ h.ll/albeu.com