Bora Zemani lëviz me mjete të rrezikshme në çantë? Foto që ngjalli dyshime në rrjet (FOTO LAJM)

Bora Zemani prej kohësh tashmë është kryefjalë e mediave rozë e më tepër e rrjeteve sociale. Si e tillë, çdo detaj nga jeta e moderatores merr vëmendjen e pulikut.

Në disa foto të publikuara nga vetë moderatorja në profilin e saj në Insagram, janë ngritur dyshime se mjeti që ajo po fut në çantë dhe që nuk duhet qartë në foto, është një armë.

Por vetë Bora nuk ka bërë asnjë reagim për këto hipoteza, që me gjasa nuk janë të sakta, pasi foto është publikuar nga vetë moderatorja siç thamë edhe më lart.

Ndërkohë përsa i përket karrierës së saj, Bora ka njoftuar se këtë sezon do ta shohim si moderatore të “Dancing with the Stars”./albeu.com/