Vonohet Goran, Kurti anullon takimin
Vonesa prej 45 minutash e sekretarit të pëgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviç ka bërë që të anullohet takimi i Komisionit për Punët të Jashtme me delegacionin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Nga kjo vonesë e Svilanoviç ka reaguar Albin Kurti, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme. Kurti është shprehur se Bashkimi Rajonal ka lajmëruar për 10 minuta vonesë dhe i duhet të largohet pasi kishte një tjetër takim, raporton Klan-Kosova.

Menjëherë pas ikjes së Kurtit, ka reagur Goran Svilanoviç, i cili ka thënë se edhe kjo ndodhë. Ndryshe, takimi ishte paraparë të fillojë në ora 15.00./ albeu.com/
Shtuar më 27/03/2013, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori