Volker: Nuk i ndalim Kosovën dhe Serbinë nëse ndryshojnë kufijtë
Është e mundur për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve këtë vit, dhe kjo varet nga mbështetja politike që kanë udhëheqësit në të dy vendet, tha ish-ambasadori i SHBA-ve në NATO dhe tani i dërguari special për Ukrainën, Kurt Volker.

Volker tha se nuk ka kthim në të kaluarën, dhe për të dy vendet është e rëndësishme një marrëveshje që siguron stabilitet dhe të ardhme Evropiane.

Ai thotë se nuk ka asgjë kundër idesë për korrigjim territoresh.

Varet se çfarë vendosin të dy vendet. Ekziston një rregull, në koordinim me marrëveshjen dhe dokumentet tjera, dhe kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë, ashtu sikurse Rusia kishte aneksuar Krimenë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Por nëse të dy vendet pajtohen në negociata, ashtu sikurse ndarja e Sllovakisë nga Republika Çeke, ne duhet të ta respektojmë atë,” tha Volker për Zërin e Amerikës në Beograd.
Shtuar më 21/03/2019, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori