"Vokshi", transferohet polici që ndaloi në kufi deputeten
Pëlqej
Albana Vokshi
Efektivi i policisë kufitare të Kosovës i cili ndaloi më 14 nëntor deputeten shqiptare Albana Vokshi, është transferuar nga detyra. Bujar Shala quhet efektivi i shërbimit policor të Kosovës, i cili deri pak ditë më parë, kryente detyrën në pikën e kalimit kufitar të Merdare, mes Kosovës dhe Shqipërisë matanë Kukësit.
Ai nuk ndodhet më në vendin e punës ku ka shërbyer më parë.

Ndërkohë, burime nga gjykata e Prizrenit, kanë thënë se megjithëse kanë gjobitur me 250 euro deputeten e Shqipërisë, Albana Vokshi nuk e ka paguar gjobën e vënë ndaj saj. Inspektoriati i policisë së Kosovës, ka hapur një hetim për këtë çështje, pas deklaratave të deputetes së Shqipërisë.

Në momentin e ndalimit të deputetes, mësohet se në vendin e ngjarjes, kanë qenë edhe efektivat e policisë së Kosovës, Bekim Morina dhe Mjellma Shala.
Deputetja e Shqiperise u ndalua ne kufi per "komunikim te vrazhde" dhe mosbindje e fyerje ndaj zyrtarit te policise. Ajo ndodhej ne shoqerine e bashkejetuesit te saj Arian Tartari dhe nje shtetasi tjeter, zyrtar i Ministrise se Kultures se Shqiperise.
Shtuar më 23/11/2010, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori