Vojislav Sheshel: Ja kush ishin bashkëpunëtorët e mi
Vojislav Sheshel, që është në pritje të aktgjykimit të Tribunalit të Hagës që pritet të jepet më 31 mars, ka deklaruar se në gjithçka që ai ka bërë, bashkëpunëtorë i ka pasur Aleksander Vuçiçin dhe Tomislav Nikolçin.

Sheshel që ka filluar garën aktivisht për zgjedhjet e ardhshme nuk ka pranuar të flasë për aktakuzën e tij, por në këtë intervistë ai ka treguar për bashkëpunimin e tij të ngushtë me kryeministrin aktual të Serbisë dhe presidentin e këtij shteti.

“Maja Gojkoviç, Tomislav Nikoliç dhe Aleksandar Vuçiç kanë marrë pjesë në të gjitha që unë kam qenë i përfshirë. Ata ishin bashkëpunëtorët e mi”, ka thënë Sheshel, raporton Klan kosova./Albeu.com/

Shtuar më 28/03/2016, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori