“Do e bëfasojmë armikun”, Ministri ukrainas i mbrojtjes: Jemi furnizuar “fuqishëm” me armë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se kohët e fundit ka pasur përparim të rëndësishëm sa i përket furnizimit të armëve në Ukrainë dhe sipas tij armiku do të befasohet.

Siç shkruan vetë ministri në Facebook, në tre ditët e fundit në Ukrainë janë dorëzuar ose kontraktuar mbi 50 mijë helmeta dhe jelek antiplumb.

Kujtojmë gjithashtu se edhe raketa anti-tank të shumta kanë shkuar në Ukrainë nga Britania, Holanda dhe Gjermania, të cilat po shkatërrojnë një numër të lartë mjetesh ruse./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 09:59