Teologu nga Vushtrria, Emin
Behrami, pretendon që kreu i BIK-ut,
Naim Tërnava, i cili gjatë vitit 2002 ushtronte pozitën e kryetari të Kuvendit të BIK-ut , ka vjedhur një shumë prej 300 mijë markash.
Për këtë vetë
Behrami ka dorëzuar një Kallëzim Penal, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Emin
Behrami në kallëzimin e ngritur thotë që vetë
Tërnava e kishte pranuar para Këshillit, se I kishte nxjerrë personalisht ato mjete nga banka, për të cilat më vonë kishte thënë se I kishte future në buxhetin e medresesë ‘Alaudin’, shkruan Gazeta Express.
Sipas tij për një
veprim të tillë
Tërnava nuk kishte pasur kurrfarë mbulese.
Behrami thotë se përveç tjerash është e palejueshme që të nxjerrësh një sasi të madhe parash, për t’i dërguar në arkën e medresesë ‘Alaudin’ , e cila nuk kishte kurrfarë sigurie.
Sipas Behramit një
veprim i tillë i Tërnavës është kriminal dhe thotë që për një gjë të tillë ai asnjëherë nuk është ndjekur nga drejtësia.
“Edhe më keq se kjo,
Tërnava në prag të shpalljes së vetvetës si Mufti i BIK-ut në vitin 2002, i vodhi 300.000 DM (treqind mijë marka gjermane), për fatin e të cilave kurrë nuk u njoftuan muslimanët, ndërsa këtë
veprim kriminal ai e ka pranuar publikisht. Ato humbën në pikë të ditës, ndërsa kurrë nuk u ndoq, sepse ishte kryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe drejtor i Medresesë, vepër penale kjo të cilën ia paraqita organeve kompetente të shtetit, me propozim që pas hetimit të rastit, kryetarin
Tërnava ta dënojnë sipas ligjit. Më gjerësisht lexoni Kallëzimin penal”, ka shkruar
Behrami në profilin e tij në facebook.
Express për këtë rast ka provuar të kontaktojë edhe vetë
Naim Tërnavën ndërkohë ai ka qenë i zënë. Nga BIK-u, ndërkohë nuk kanë qenë të qasshëm.
Emin
Behrami dhe
Naim Tërnava janë përplasur edhe më herët rreth një skandali seksual për të cilin
Behrami pretendonte se kishte ndodhur në medresenë që ‘Alaudin’.
Shtuar më 16/04/2019,
ora 15:20